Lajme Shqip

Hyrje

Hamasi planifikon 18 muaj arm?pushim me Izraelin

Posted by lajmeshqip on February 13, 2009 at 9:47 AM

Hamasi radikal islamik, sipas të dhënave të veta, dëshiron të shpallë një armëpushim 18 muajsh me Izraelin. Në një deklaratë të zedhënësit të Hamasit, Taher al Nuno thuhet se një marrëveshje e qartë për armëpushimin pritet të bëhet brënda tre ditësh. Agjensia egjiptiane e lajmeve, MENA njoftoi se bisedimet ndërmjetësuese në Kajro kanë qenë pozitive. Qeveria në Jeruzalem deri tani nuk ka dhënë asnjë reagim. Gazeta izraelite "Jediot Achronot" publikoi kushtet e propozimit të ndërmjetësuesve egjiptianë për armëpushimin. Aty thuhet, ndër të tjera, se Hamasi nuk duhet të sulmojë as me raketa dhe as me granata Izraelin. Ndërkohë, palestinezët militantë kanë sulmuar përsëri nga Rripi i Gazës  me dy raketa mbi zonën izraelite.  


Deutsche Welle

Categories: Nga bota

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Moti

Videot e fundit

284 views - 0 comments