|
|
Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte të mbijetuar në mes 48 personave në bord.
Një person thuhet se ka qenë në shtëpi dhe besohet se edhe ai ka vdekur.
Rrëzimi shkaktoi një zjarr mjaft të madh.
Deri më tani nuk ka patur shpjegime se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit që ra pesë minuta para se të ulej. Banorët vendas thane se dëgjuan një angullimë të lartë para se avioni të godiste tokën. David Luce, që jeton shumë pranë vendit ku ra avioni tha se degjoi avionin disa çaste para rrëzimit.
"Tingëlloi shumë lart dhe më pas zhurma pushoi," i tha ai një gazete në Buffalo. "Pastaj një apo dy sekonda më vonë pati një shpërthim të jashtëzakonshëm. Mendova se diçka goditi shtëpinë time."
Avioni që operohej nga Colgan Air, me bazë në Virxhinia ishte nisur nga Newark për në Buffalo.
BBC
Categories: Nga bota
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.