|
|
Vlore - Në
përpjekje për tu ngrohur nga të ftohti, një familje me 9 persona ka
përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar në Vlorë, kur
të gjithë anëtarët e një familje kanë përfunduar në urgjencë të
asfiksuar nga monoksidi i karbonit. Familjarët u kanë treguar mjekëve
se kishin ndezur zjarr në një mangall, të cilin e kanë lënë të ndezur
gjatë gjithë natës. Për pasojë, monoksidi i çliruar ka mbushur
shtëpinë, duke asfiksuar 9 persona, fatmirësisht duke mos iu shkaktuar
vdekjen.
Një nga gratë e familjes Dapa ka pasur dhimbje të
forta koke dhe është zgjuar nga gjumi. Ajo ka gjetur familjarët e tjerë
të asfiksuar dhe ka lajmëruar fqinjët të cilët i kanë transportuar në
spital. Pas ndihmës së parë dhe një nate në spital ata sot paradite
janë kthyer në shtëpinë e tyre.
Balkanweb
Categories: Aktualitet
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.