|
|
Një
peticion me 50 mijë nënshkrime të qytetarëve të Shqipërisë do t'i
dërgohet të djelën Organizatës së Konferencës Islamike. Peticioni
kërkon nga vendet anëtare të kësaj oragnizate të njohin pavarësinë e
Kosovës.
"Për ne si myslimanë ka qenë befasi që bota arabe nuk
e ka njohur shtetin e Kosovës. Ne menduam t'i apelojmë vendeve që dhanë
ndihma humanitare për Kosovën në vitin 1999", tha për agjencinë e
lajmeve Reuters Agim Baçi, një nga organizatorët e peticionit.
Baçi shtoi se peticioni është nënshkruar nga qytetarët e të treja besimeve fetare që ekzistojnë në Shqipëri.
Balkanweb
Categories: Aktualitet
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.