Lajme Shqip

Hyrje

Shembet galeria, vdes minatori

Posted by lajmeshqip on February 13, 2009 at 9:37 AM

Bulqize- Shifrat alarmante te viktimave ne minieren e Bulqizes, nuk i kane trembur aspak minatoret qe te nderpresin kerkimet e tyre, ne galerite e nendheshme dhe te rrezikshme. Jane dashur vetem dhjete dite kohe, qe ne kete zone minerale te shenohet viktima e 17-te. Behar Toci 30-vjec, ka nderruar jete dje ne ora 11:32 minuta, ndersa masivi i kromit e zuri nen vete. Ai eshte viktima e trete brenda 44 diteve te para te vitit 2009. Vdekja e Behar Tocit, pason vdekjen me 25 janar, te minatorit Arjan Duva dhe me 2 shkurt te minatorit tjeter Enver Karaj.

Ngjarja ka ndodhur ne thellesite e minieres, ne sektorin "D", kur minatori Behar Toci, se bashku me shume minatore te tjere te zones, po punonte per nxjerrjen e mineralit te kromit, per llogari te nje firme private qe operon ne tregun e nxjerrjes dhe per punimit ne Bulqize. Burime nga miniera, konfirmojne se 30-vjecari ka qene se bashku me disa te tjere, te cilet nuk ishin minatore te specializuar, por thjesht jane punesuar nga firma per te germuar ne galeri. Diku rreth ores 11:30 te dites se djeshme, nje masiv guresh kromi ka rene nga tavani, duke zene poshte te riun Toci, i cili ndodhej vetem pak metra larg shokeve te tij. Te gjithe minatoret e tjere jane munduar per t'i ardhur ne ndihme, por kjo ka qene e pa mundur. Ne pak minuta, ne galeri kane hyre forca te shumta policore, te cilat kane nxjerre pas kerkimeve trupin e pa jete te 30-vjecarit, jashte galerise.

Mjeket konstatuan se vdekja e te riut kishte qene e menjehershme, si pasoje e plageve te marra dhe me pas asfiksise se shkaktuar nga masivi i kromit. Trupi i Behar Tocit eshte transportuar ne morgun e qytetit, pasi ka qene e kote ndihma mjekesore, sepse minatori kishte nderruar jete, ende pa dale nga galeria.

Burime zyrtare te policise qe konfirmuan incidentin e ndodhur ne galerite e Bulqizes, bene me dije se eshte ngritur nje grup hetimor, per te zbardhur shkaqet e ngjarjes se rende. "Ekspertet po punojne per zbardhjen e incidentit dhe rrethanat, duke marre ne pyetje deshmitaret", njoftoi policia vendore. Por nga ana tjeter, ne 17 vdekjet e minatoreve gjate dy viteve te fundit, nuk eshte marre asnje mase, madje firma te kromit vijojne te mbajne te hapura portat e galerive, ne kushte mjaft te renda, per sa i perket sigurise per jeten.

Megjithese Ministria e Ekonomise ka pezulluar disa firma, qe nuk plotesonin kushtet dhe ka bllokuar nje pjese te galerive, serish ky urdher eshte thyer duke u pasuar me tragjedi te tjera.


Koha Jone

Categories: Aktualitet

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Moti

Videot e fundit

284 views - 0 comments