|
|
Partia Aleanca Demokratike do te jete pjese e koalicionit parazgjedhor,
te drejtuar nga Partia Demokratike. Ky eshte vendimi qe eshte marre
gjate takimit te djeshem mes kryeministrit Berisha, njekohesisht
kryetar i PD-se dhe Neritan Cekes, presidentit te PAD-se. Bashkepunim
qe realizohet pas 17 vitesh perplasjeje dhe konflikti. Zyrtarizimi i
ketij koalicioni te pare parazgjedhor, per PD-ne pritet te behet ne
forumet e larta te ketyre partive, te cilat do te mblidhen ne ditet ne
vazhdim. Bashkimi i ketyre dy partive ne nje koalicion ishte i
paralajmeruar, duke u nisur fillimisht nga fakti se PAD-ja e Neritan
Cekes, nuk e konsideronte veten te afert me asnje nga partite kryesore
te opozites, perjashtuar Levizjen Socialiste per Integrim drejt se
ciles jo pak here, kishte hedhur sinjale afrimi. Nderkohe qe ka
perjashtuar kategorikisht mundesine e nje koalicioni me socialistet e
Rames. Gjithsesi, PAD eshte partia e dyte, pas PR, qe konfirmohet
zyrtarisht aleate parazgjedhore me PD-ne. Ne nje interviste per gazeten
"Koha Jone", Ceka shpjegon edhe arsyet e ketij bashkimi dhe
marreveshjen qe ka bere me kreun e PD-se, Berisha.
Zoti Ceka, ju patet nje takim me zotin Berisha ku vendoset per te hyre
ne nje koalicion te perbashket per zgjedhjet parlamentare te 28
qershorit. Cilat jane hapat qe do te merren me pas?
Natyrisht qe ky ishte nje takim i nivelit me te larte midis meje dhe
zotit Berisha, si kryetar i Partise Demokratike, ku biseduam per
mundesine e hyrjes se perbashket ne zgjedhje. Natyrisht qe eshte nje
vendim qe per Aleancen Demokratike ashtu si edhe per Partine
Demokratike, do ta marrin forumet me larta. Keshtu qe, do te kete nje
mbledhje te kryesise se PD dhe ku do te paraqiten rezultatet e
bisedimeve, dhe pastaj te Asamblese se AD, qe do te mblidhet ne ditet
ne vazhdim.
Ekzistoje mundesia e nje shkrirje te Partise Demokratike dhe Partise Aleanca Demokratike?
Ketu nuk behet fjale fare per shkrirje, ketu behet fjale per te dale
bashke ne zgjedhjet e 28 qershorit, secila ne nje koalicion, por ne nje
pershtatje me Kodin Zgjedhor, secila ne frontin e vet, me kandidatet e
saj. Pra, sic e perkthen dhe Kodi, nuk ka as kandidatet te perbashket,
as shkrirje.
Cilat do te jene pikat e marreveshjes? Cilat jane kerkesat e Partise Aleanca Demokratike per Partine Demokratike?
Pikat e marreveshjes i percakton vete Kodi, qe nuk le shume hapesira
per hollesira te tilla dhe kontrata. Sipas Kodit cdo parti eshte ne
frontin e vet, do te kete taktika te perbashketa elektorale. Por
Aleanca do te mbeshtese gjithcka ne punen e vet, tek elektorati i vet
dhe rezultatet e saja. Partia Aleanca Demokratike me nje parti te
madhe, natyrisht eshte favorizuese per Aleancen.
Afrimi
Nje bashkepunim i mundshem mes Aleances Demokratike dhe Partise
Demokratike u be me se i dukshem, kur grupi parlamentar i PD-se
propozoi Ceken si njeriun, i cili zevendesoi nenkryetarin e Kuvendit,
demokratin Fatos Beja.
Koha Jone
Categories: Politike
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.