|
|
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha ishte i pranishem ne
Islande, kur Parlamenti i ketij vendi miratoi Protokollin e
Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ne kete menyre Islanda u be edhe
vendi i 23-te, qe ratifikon kete dokument te rendesishem per
anetaresimin e Shqiperise, nga 26 vende te cilat jane anetare te
Aleances. Nga Islanda ministri i Jashtem, Lulezim Basha u shpreh
entuziast per kete ratifikim dhe per shpejtesine, me te cilen po ecen
procesi i ratifikimit te Protokollit per Anetaresimin e Shqiperise ne
Aleance. Sipas tij, pritet qe javen e ardhshme edhe parlamentet e
vendeve qe kane mbetur, do ta ratifikonin me shpejtesi Protokollin e
Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Ratifikimi nga ana e ketij
Parlamenti, na ka dhene driten jeshile per anetaresimin e plote te
Shqiperise ne NATO, duke lene vetem tri vende, te cilat na kane
premtuar qe javen e ardhme do te miratojne ne parlamentet e tyre kete
protokoll", deklaroi ministri i Jashtem, Basha qe nga Islanda, duke e
quajtur kete, nje lajm te mire per te gjithe shqiptaret. Sipas shefit
te diplomacise shqiptare, shpejtesia me te cilen po perfundon ky
proces, per Shqiperine eshte unikal dhe nuk ka ndodhur here te tjera me
pare. Ministri Basha deklaroi se vete ministri i Jashtem islandez,
Skarfedinson e kishte informuar se do t'i kerkonte Parlamentit te
Islandes, ta miratonte me procedure te pershpejtuar kete protokoll, gje
e cila kishte ndodhur vetem pak ore me pas, ku pa asnje vote kunder, ky
protokoll ishte miratuar. Gjate vizites se tij ne Islande, ministri i
Jashtem, Basha pati nje takim miqesor me homologun e tij islandez, Osur
Skarfedinson ku u diskua gjeresisht, rreth marredhenieve dypaleshe dhe
mundesive te bashkepunimit te te dy vendeve, ne fusha me interes te
perbashket si energjia, turizmi dhe teknologjia. Me pas ministri Basha,
pati takime zyrtare me kryetarin e Parlamentit islandez, Gudbjartur
Haneson dhe kryetarin e Komitetit te Politikes se Jashtme, Arni Thor
Sigurdson, si dhe me liderin e opozites islandeze, ish-kryeministrin
Geir Harde.
3 Vende Kane mbetur pa firmosur dhe qe pritet te ratifikojne se shpejti
ne parlamentet e tyre Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
Keshtu per te permbyllur procesin, priten ratifikimet nga Greqia,
Holanda dhe Luksemburgu.
Koha Jone
Categories: Politike
The words you entered did not match the given text. Please try again.






Oops!
Oops, you forgot something.