|
|
Drejtësia
kanadeze dënon me 4 vjet burg trafikantët e familjes shqiptare aventura
e të cilës përfundoi tragjikisht me 2 shtator të vitit 2005.
23
vjecari Shkëlqim Harizi dhe nëna e tij zgjodhën një mënyrë të
paligjshme për të udhëtuar nga SHBA drejt Kandasë përmes lumit Detroit.
Ata u shoqëruan nga trafikantët e qenieve njerëzore por barka në të
cilën u nisën drejt Kanadasë u përmbys duke hedhur të dy shqiptarët në
lumë. Harizi nuk arriti të shpëtonte pas rënies në ujë, ndërsa nëna e
tij arriti të dilte në breg. Policia e Torontos e gjeti trupin e
djaloshit pak ditë më vonë të nxjerrë nga uji në breg, me rreth 10 mijë
dollarë në xhepat e pantallonave te tij.
Pas gati 3 vitesh nga dita e tragjedisë, dje është bërë gjyqi për trafikantet e familjes shqiptare. Maitham
Alzehrani 37 vjec me origjinë nga Iraku banues në Uindsor Ontario u
dënua me 4 vjet e gjysëm burg. Ndërkohë, trafikanti tjetër mësohet se
ishte shqiptar, i quajtur Fran Gashaj 42 vjec nga Uindsor, i cili
rezultoi se nuk kishte patur rol në incidentin në fjalë, por kishte
bashkëpunuar me Alzehranin për trafiqe të tjera.
Gashaj u akuzua
për trafikimin e tetë kinezeve nga SHBA në Kanada. Ai u dënua me katër
vite burg por i është dhënë urdhër që të deportohet në vendin e tij në
Shqipëri. Ai ka qënë i denuar edhe me parë për trafikim të qenieve njerëzore në Teksas.
Balkanweb
Categories: Aktualitet
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.