|
|
U zbulua në një mënyrë vërtetë të çuditshme një nga pjesët më të rëndësishme të historisë së Tiranës. Kalaja e saj, duket se nuk i kishte nxjerrë ende themelet e saj derisa u zbuluan ato. Në rrugën "Margarita Tutulani" përballë kalasë së vjetër jo shumë kohë më parë punonjësit e rrugës zbuluan themele të reja, të cilat i përkasin kalasë së vjetër të Tiranës.U deklarua se menjëherë se zona do të rrethohej dhe do të realizohej nje studim dhe gërmim më imtësishëm arkeologjik. Natyrisht u bë një bujë e madhe mediatike për këtë zbulim të rastësishëm nga personat përgjejës por.....Duket se gjithccka kaloi në heshtje. Dhe pse u tha se do të vendosej që rruga të ishtë vetëm për këmbësorët, një gjë e tillë nuk u bë. Do të vazhdonin gërmimet dhe zona do të shpallej e një rëndësie e vëccantë dhe do të mbrohej dhe rikonstruktohej, por as kjo nuk u bë.Në ditët e sotme themelet e zbuluara të kalasë së Tiranës ndodhen në një gjendje që ndoshta nuk e meritojnë. Janë plehrat që mbizotërojnë aty dhe tabëlat e ndryshkura që nga koha e zbulimit të cilat shkruajvë, "Zonë Arkeologjike". E nëse kurrë më parë nuk keni parë një zonë arkeologjike në mes të një metropolit të mbushur me plera, Tirana ua mundëson një të këtillë, madje vetë kalanë e saj historike.
Ora News
Categories: Kulture
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.