Lajme Shqip

Hyrje

Shkupi tradhton Kosov?n n? Beograd

Posted by lajmeshqip on February 6, 2009 at 8:53 AM

Shqipëria ka qenë vendi i vetëm i rajonit që ka kundërshtuar miratimin e një deklarate të përbashkët të vendeve të rajonit për integrimet evropiane ku ishte anashkaluar Kosova si shtet, ndërsa delegacioni nga Shkupi i ka dhënë dritë jeshile projektit serb Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Ivica Bocevski i ka dhënë mbështetje deklaratës së propozuar serbe për proceset eurointegruese të rajonit, ku Kosova ishte përjashtuar totalisht si shtet rajonal. Ky skandal ka ndodhur në kuadër të takimit rajonal të vendeve të Evropës Juglindore në Beograd. Zyrtarët Maqedonas nuk kanë komentuar këtë veprim që bie ndesh me vendimin shtetëror për njohjen e shtetësisë së Kosovës. Në komunikatën zyrtare të kabinetit Bocevski theksohet se në takimin rajonal të vendeve të Evropës Juglindore kushtuar ardhmërisë evropiane është diskutuar integrimi i përgjithshëm i rajonit në BE, por nuk jepen sqarime për shkeljen e bërë ndaj Kosovës.


Ora News

Categories: Politike

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Moti

Videot e fundit

284 views - 0 comments