|
|
Një betoniere ka aksidentuar një burrë i cili po udhëtonte me motoçiklete nga Kamza në drejtim të Tiranës . Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të ktheses së Kamzës në zonën e Treshit. Viktima me iniciale V.L i cili ishte rreth moshesh 60-vjeç po dilte nga një rrugë dytësore në rrugen kryesore që lidhe Kamzën me Tiranën është goditur nga një betoniere e cila i ka shkaktuar vdekjen e mënjehershme. Ky është aksidenti i dytë që ndodh brënda javës në këtë zonë,e cila njihet si një zonë mjaft problematike ,ku ndodhin shumë aksidente gjatë vitit. Një javë më parë një 20- vjeçarë humbi jetën po në këtë vend ndërsa po kalonte shinat e trenit. Po në të njëtin vend ka humbur jetën edhe 60 vjeçari me inicilaet V.L icili ndërsa po dilte me motoçikletën e tij në rrugë ka përfunduar nën rrotat e betonieres. Viktima ka humbur jetën në mënyre të menjehërshme për shkak të dëmtimeve shumë të medha që ka marrë kryesisht në koke. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në polici ku është marrë në pyetje në lidhje më ngjarjen e ndodhur. Ndërsa viktima është dërguar për në morgun e Tiranës. Policia ndërkohë është duke vazhduar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Ora News
Categories: Aktualitet
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.