Lajme Shqip

Hyrje

Burgu Guantanamo n? prag t? mbylljes

Posted by lajmeshqip on February 6, 2009 at 8:45 AM
Presidenti Obama takohet të premten në Shtëpinë e Bardhë me familjet e viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit dhe atyre të luftanijes USS Cole.

Takimi pason njoftimet për pushimin e ndjekjes penale ndaj personit që mendohej se ishte ideatori i sulmit kundër anijes luftarake amerikane USS Cole në vitin 2000. Disa nga familjet e viktimave që takohen me presidentin i kanë kundërshtuar planet e tij për mbylljen e burgut në Guanatanamo Bay dhe ndalimin e gjyqeve ushtarake.


Korrespondenti i BBC-së në Uashington, Jonathan Beale njofton se Abdal Rahim al Nashiri, personi që akuzohej për sulmin mbi anijen USS Cole, pritej të dilte në gjyq të hënën. Pas një ndërhyrjeje të administratës së zotit Obama, akuzat ndaj tij janë rrëzuar. Megjithatë zoti al Nashiri nuk do të lirohet dhe ndaj tij mund të ngihet padi me akuza të tjera në një kohë të mëvonshme.


Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney e ka kritikuar vendimin e zotit Obama për ndalimin e gjyqeve dhe premtimin e tij për mbylljen e burgut në Guantanamo Bay.

Familjet e viktimave të sulmit mbi luftanijen USS Cole dhe mbi Kullat Binjake në New York pritet t'i kërkojnë presidentit Obama garanci për çuarjen në vend të drejtësisë.


BBC

Categories: Nga bota

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Moti

Videot e fundit

284 views - 0 comments